Kisha e Laboves

1450 vjet kane kauar nga 8 shtatori 559, kur ne lagjen e poshtme te Laboves u inagurua ndertimi i kishes, i ketij tempulli fetar. Kisha u quajt “Shen Meria e Laboves” me rastin e ditelindjes se zonjes se saj “Shen Maria”. Ndertimi i kishes ishte dhurate e perandorit te bizantit Justinian. Ndertimi zgjati rreth 5 vjet nen kujdesin e Labovitit Konstandin Prospatharit. Lajmi per perfundimin e kishes perandorit ja dhane te derguarit e tij Logrenos dhe Losarios. Justiniani i dhuroi kishes 1000 monedha floriri 200 rrenj ullinj dhe 1/10 e prodhimit te periferise. Gjithashtu ju dhuroj edhe 60gr nga Dryri i Shenjte ku u mberthye Jezu Krishti nga i cili dru u formua dhe Kryqi i Shenjte i Laboves.

Ne kishen e Laboves nje nga me te vjetrat ne ballkan vinin besimtare nga e gjithe zona e Andrianopolit dhe nga zona te tjera te ballkanit. Kisha u rezistoi mire koherave, rrebesheve, termeteve, kryqezatave dhe dyndje sllave e turke. Mirembahej me te ardhurat e saj dhe me ndihmat e Laboviteve ne emigracion. Cdo vit me 8 shtator behet feste e madhe me kenge e valle me pjesemarrjen e gjthe Laboviteve kudo qe ndodhen. Kohet e fundit sidomos mbas viteve 90 kisha u be objekt vjedhjesh nga keqberes te ndryshem u vodhen mjaft korniza shenjtoresh dhe objekte te tjera argjendi, ndermjet tyre dhe Kryqi i Shenjte. Eshte detyra jone e gjithe Laboviteve qe ti kerkojme e ti gjejme keto objekte e ti rikthejme si pasuri kulturore dhe fetare te kishes. Me kete rast u bejme apel gjithe Laboviteve e sidomos banoreve te Laboves qe ta ruajne e mirembajne kishen tone sepse kesht do ten a jepet mundesi te festojme kete dite te shenuar me kenge e valle ne sheshin e saj.

Leave a comment