Editorial

14 06 2011

Zakonet, traditat, kultura dhe historia e nje vendi transmetohen brez mbas brezi nepermjet gojedhenave e shkrimeve qe na kane lene te paret. Edhe per Laboven e kruqit, per lashtesine dhe qyteterimin e saj, pervec gojedhenave kane ngelur te shkruara ne histori te dhena perpara dhe mbas Krishtit. Historjane si Mustaqidhis nga Dhrovjani e Mamuthopulos nga Stegopoli na kane lene te shkruara nje pjese te histories te Laboves per vendodhjen, kalane, kishen, kulturen dhe per figura te nderuara se kohes te perandorise Bizandine. Pak te dhena ekzistojne per kohen para eres sone, te sundimit romak mbasi gojedhenat per kete periudhe nuk jane te dekumentuara. Thuhet se Labovitet rreth shekullit te 10 emigruan ne Greqi, Turqi, Itali, Rusi, Rumani, Amerike. Por c’fise u larguan, ku u vendosen dhe cu be me tej nuk ekzistojne shume te dhena. Ne Greqi dhe Itali Labovitet krijuan dhe fshatra me emrin Labovistra por c’behet me tej me kto fshatra, c’zakone kane ngelur, c’fare fise ekzistojne akoma, shume pak gjera dihen.

Ka te dhena per ndikim e Kishes dhe te Kryqit ne zonen perreth ne Epir dhe me gjer ne Ballkan, por per pasurine e Kishes, per dokumentat e saj dhe fatin e tyre nuk dihet konkretisht ku ndodhet. Nje organizim te Labovitetve e gjejme ne Amerike, ku kishin krijuar dhe shoqaten e tyre, por per brezat qe kane lindur e rritur atje nuk njohim shume gjera. Eshte detyre e Labovitve si emigrante te rinj ne Amerike qe te lidhin urat me emigrantet e vjeter. Per kohen e krijimit te Shtetit Shqiptar qe Labva ngeli ne kufijte e Shqiperise nuk ka shkrime per veprimtarine dhe jeten e fshatit, pervec punes te Arhimandritit Basilios Papakristos.

Per periudhen e luftes, Laboviti Andrea Mici na jep nje pasqyre te qarte mbi qendrimin e Laboviteve te cilet dhane dhe jeten per clirimin e vendit. Ashtu dhe periudha mbas clirimit vlen te trajtohet per ato figura qe pavarsisht nga sistemi dhe nga ideologjite kane punuar per Laboven, per permirsimin e jetes se fshatareve.

Laboves nuk i kane munguar njerezit e ditur, intelektualet, armata e arsimtareve ku me dijet e tyre mund te pasqyrojne nivelin e fshatit, te kaluaren dhe te tashmen.

Emigrantet Labovite kudo qe jane ne Greqi e Amerike duhet te organizojne shoqata per te ruajtur dhe dokumentuar zakonet dhe traditat sidomos per brezat e ardhshem per te mos harruar preardhjen e tyre.